E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthimi dramatik i Arsenalit

Reading edhe pse ka kaluar në epërsi prej 4-0 kundër Arsenalit në pjesën e parë nuk ka arritur që të përfundoj takimin me këtë rezultat.

Serinë e golave për Reading e nisi Roberts, i cili shënoj pas një krosimi për rezultat 1 me 0 në minutën e 12.

Koscielny kontribuoj që të thelloj epërsinë e Reading shtatë minuta më vonë pasi që shënoj një autogol ndërkaq rezultati në pjesën e parë arriti që të jetë qysh në minutën e 20-të 3=0 ku Leigertwood realizoj pas një gabimi për Martinez.

Gjërat u vështirësuan për Arsenalin pasi që në minutën e 37 Hunt shënoi për rezultat 4-0.

Në dy minutat shtesë të pjesës së parë, Arsenal ngushtoi epërsinë për rezultat 4-1 me anë të Theo Walcott.

Pjesa e dytë e tëra i takoi Arsenalit i cili në këtë takim luajti me katër sulmues.

Me t’u inkuadruar në lojë Olivier Giround realizoj me kokë në minutën e 64 të takimit, 4-2.

Atëherë kur dukej së takimi do të përfundonte me këtë rezultat në skenë doli mbrojtësi Kosielny që realizoj në minutën e 89-të të takimit për rezultatin 4-3.

Hero i barazimit doli të jetë sulmuesi i krahut Theo Walcott i cili barazoi në minutën e 4 shtesë të pjesës së dytë.

Arsenal kaloj në epërsi në minutat shtesë të takimit pas një super goli të sulmues të rikthyer Chamakh në minutën e 103 të ndeshjes.

Por pavarësisht se ndeshja shkonte drejt përfundimit ishte Pobregniak ai që barazoj rezultatin për të barazuar në 5-5 në minutën e 113 të takimit.

Por, në minutën e 119 të takimit atëherë kur ndeshja shkonte drejt penalltive ashtu nuk mendoj heroi i këtij takimi Theo Walcott i cili realizoi hat trikun e tij. Pas një depërtimi të Arshavin ai shënoi për rezultat 6-5 në të mirë të Arsenalit.

Por, nuk kishte përfunduar e tëra këtu.

Seria e golave vazhdoj edhe në minutat shtesë të lojës.

Kur tërë ekipi i Reading ishte lëshuar në sulm në skenë doli përsëri Chamakh i cili realizoj golin e shtatë për Arsenalin në minutën e 123 të takimit.

Rezultati përfundimtar, Reading – Arsenal 5-7.

Në kuadër të kësaj xhiro të Capital Cup një ndeshje tjetër interesant është ajo në mes të Chelsea dhe Manchester United qe vjen pas një ndeshje kontroverse të këtyre dy ekipeve në vikendin që e lam pas në kuadër të Premier Ligës Angleze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›