Milani me Pato-El Shaarawy

Fitorja minimale me Genoa-n shpëtoi përkohësisht stolin e Allegrit. Por, tashmë trajneri kuqezi është i vetëdijshëm për vështirësitë që paraqet sfida në “Renzo Barbera” kundër Palermos. Përballë siçilianëve “Djalli” do të kërkojë që për të oarën herë në këtë sezon të regjistrojë fitoren e dytë radhazi në Serinë A.
Por, misioni në sfidën hapëse të javës së dhjetë të kampionatit italian nuk është aspak i lehtë. Optimizmi në radhët e Milanit është i madh, edhe për faktin se nga minuta e parë në sulm do të luajnë Alexandro Pato dhe El Shaaraëy.
Këta lojtarë do të luajnë në treshen ofensive të skemës 3-4-3, ndërsa përkrah tyre në manovrat sulmuese do të jetë edhe Emanuelson. Gjithashtu në skuadër është kthyer edhe Sulley Muntarit, që gjithsesi pritet ta nisë ndeshjen nga stoli.
Në mbrojtje ekzistojnë dyshime për gjendjen e Zapata-s dhe pritet që ndoshta si titullar të luajë Yepes. Ndërkohë, mungesat e konfirmuara të kuqezinjve për këtë sfidë janë Boateng, De Sciglio dhe Antonini.
Në anën tjetër, Palermo është dëshpërimisht në kërkim të golit. Pas fitores me Chievo-n dhe barazimit të mirë me Genoa-n, në dy javët e fundit siçilianët kanë regjistruar dy barazime pa gola me Torinon dhe Sienën. Në portë pritet të jetë Samir Ujkani, që në 180 minutat e fundit nuk ka pësuar gol.
Aktualisht Milani ndodhet në vendin e 12-të të tabelës së klasifikimit në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Palermo është i 17-ti me vetëm 7 pikë të grumbulluara.