Maradona karikon Argjentinën: Do ta “mbytim” Brazilin
“Do të jemi në sulm nga të gjitha anët, kjo është e sigurt.” Tekniku argjentinas, Diego Armando Maradona nxeh ambientin në prag të ndeshjes së madhe kundër Brazilit, që do të luhet në orët e para të ditës së diel në Rosario.
“Do të përpiqemi ta “mbytim” skuadrën e Dungës, t’i shtyjmë drejt portës së tyre,”- ka shtuar trajneri i bardhekaltërve. Sipas Maradonës, është shumë e rëndësishme për ekipin e tij të bllokojë sa më mirë Kaka, Robinjon dhe Luis Fabianon.
“E respektoj Brazilin, kanë lojtarë të mëdhenj dhe një skuadër të madhe,”- nënvizoi ish-futbollisti i kombëtares argjentinase në vitet ’80. Maradona ka bërë të ditur një mënyrë tjetër sulmi për skuadrën që ai drejton: “Mund të luajmë nga krahët, me Veron në qendër, ndërkohë që Mesi dhe Tevez do të krijojnë pështjellim më mbrojtjen braziliane.”
Një përgjigje indirekte për maradonën vjen nga Kaka, lideri i vërtetë i kombëtares së Dungës: “Do të ketë presion të madh në këtë ndeshje. Kundërshtarëve tanë u duhet më tepër fitorja dhe kjo mund të jetë në favorin tonë – ka shpjeguar Kaka -. Janë një sërë faktorësh që mund t’i shfrytëzojmë, duke filluar që nga presioni mbi Argjentinën,”- ka thënë talenti brazilian para nisjes për në Argjentinë.
“Objektivi ynë është të fitojmë dhe të mbyllim çështjen e kualifikimit për botërorin jugafrikan – shtoi Kaka -. Por nuk do të jetë e thjeshtë për askënd. Brazil-Argjentinë është një ndeshje me nivel të lartë, me lojtarë që në çdo moment mund të rezultojnë vendimtarë për ekipet e tyre.”