Hyka:Kemi mundësi fitoreje ndaj Danimarkës

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit dhe i skuadrës gjemane të Manzit, Jahmir Hyka, është shprehur me nota optimiste për ndeshjen e 9 shtatorit ndaj përfaqësueses së Danimarkës.
Në një prononcim për shtyp, Hyka theksoi se skuadra e drejtuar nga kroati Josip Kuzhe, do të luajë shanset e saj për të marrë rezultat pozitiv ndaj Danimarkës. "Kemi mundësi të arrijmë fitore ndaj Danimarkës. Duhet të harrojmë sfidën e Kopenhagenit, pasi në "Qemal Stafa" do të jetë një histori tjetër", tha Hyka.
Hyka foli dhe për eksperiencën e re në Bundesligën gjermane me skuadrën e Mainzit. "Kemi arritur rezultate mjaft të mira në ndeshjet e para, madje nuk e prisnim. Fitorja ndaj Bajernit sigurisht që na ngriti moralin si ekip, por megjithatë e dimë se duhet të punojmë shumë për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes", tha Hyka.