E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona mbron Messin, shan Batistan

Diego Maradona ka dalë në mbrojtje të yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pasi edhe një kampanje tjetër zhgënjyese me Argjentinën. Messi dështoi të tregojë shkëlqimin e Barcelonës edhe me Argjentinën në Copa America, ngjashëm siç bëri edhe në Kupën e Botës vitin e kaluar.

"Është vështirë të shpjegohet ajo çfarë ai përfaqëson për bashkëlojtarët dhe për mua. Ai ishte një prej atyre që qau më së shumti kur ne u eliminuam kundër Gjermanisë dhe zemërohem shumë kur ata thonë se ai nuk e këndon himnin ose është spanjoll. E kam parë atë duke qëndruar në dysheme dhe duke menduar se ai nuk ishte fajtor për asgjë. Ai bëri detyrën e tij dhe është më i mirë prej lojtarëve tonë me një distancë të madhe", ka thënë Maradona.

Në lidhje me eleminimin e Argjentinës, Maradona nuk dëshiron të japë shumë komente duke saktësuar se nuk e ka ndjekur ndehsjen e fundit atë kundër Uruguajit kur është eleminuar Kombëtarja bardhekaltër por nuk ka se sit ë mos thumbonte pasuesin e tij Sergio Batista, i cili është konfrimuar deri në vitin 2014.

“Nëse do të isha unë në pankinë dhe gjatë Kupës së Amerikës do të kisha fituar vetëm një ndeshje, atë kundër Kosta Rikës do të isha larguar vet dhe do të shkoja në shtëpi pasi nuk mund të drejtoja dot Kombëtaren. Nuk mund të flas dot shumë pasi nuk e kam parë ndeshjen por çdo herë që e kam parë Argjentinën në fushë më ëshët dukur si një thikë që më kthej dhe më godiste në gjoks”, nënvizoi ai.

Diego saktëson se ndeshjen kundër Uruguajt nuk e ka parë, ishte duke luajtur tenis por, ka folur me Kun Agueron dhe me Maskeranon .

“Një gjë të tillë doja ta bëjë edhe me Messin por them se nuk ëhstë faji i lojtarëve. Unë kam thënë shumë gjëra përpara se të largohesha dhe shpresoj që njerëzit t`i kujtojnë”, përfundon Maradona .

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›