Tevez ende tek Manchester City

Corinthians ka zbuluar në faqen zyrtare të klubit se u ka dhënë fund negociatave për transferimin e Carlos Tevez nga Manchester City. Pavarësisht se menaxheri i Cityt, Roberto Mancini, tha ditë më parë se marrëveshja e vlefshme 40 milionë euro ishte arritur, klubi brazilian me anë të një deklarate formale ka konfirmuar se transferimi ka dështuar.
"Drejtori i Klubit Sportiv Corinthians Paulista vjen zyrtarisht për të komunikuar pamundësinë për të nënshkruar me sulmuesin argjentinas Carlos Tevez. Duke pranuar përpjekjet e Manchester Cityt dhe atyre të përfshirë, nuk ka më shumë kohë që nënshkrimi të përfundohet, duke marrë parasysh se merkato për të nënshkruar me lojtarë nga jashtë përfundon të mërkurën, 20 korrik", shkruhet në deklaratë.
Tashmëm e ardhmja e argjentinasit mund të jetë vetëm në Europë dhe për të interesohen Interi dhe Reali.Tevez do të turbullojë ujrat në këtë merkato vere ndërsa te City është një sulmues që është i gatshëm ta zëvendësojë dhe të bëjë që mungesa e Apashit të mos ndihet fare.
Ai ëhstë Mario Balotelli i cili nga faqet e “The Sun” thekson se nuk ka rëndësi nëse Tevez do të qëndrojë apo jo.
“Ne duam që ai të vazhdojë të luajë me ne por nëse do të largohet Tevez do të vijë dikush tjetër. Shumë lojtarë ndryshojnë skuadër dhe një gjë e tillë ka ndohur edhe te Interi ky është futbolli. Balotelli flet edhe për objektivat personal.Sezoni im i parë mund të shkonte edhe më mirë por jam i sigurtë që sezonin e ri do të shënoj edhe më shumë”, shprehet ai.
Për Supermarion në garë për titullin kampion është edhe City pasi gjithçka është e mundur.