E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona mburr Mesin: “Ai është Maradona im”



Maradona vazhdoi serinë e tij të gjatë të lavdërimeve pa kufij për Lionel Mesin. “Mesi është Maradona im”, - tha kampioni botërore argjentinas i vitit 1986 dhe trajneri aktual i Argjentinës për yllin e Barcelonës, duke e konsideruar Leon si lojtarin më të rëndësishëm të përfaqësueses. “Është një kënaqësi të punoj me të, pasi i bën gjërat shumë të thjeshta”, -tha Maradona. Diego Maradona, lojtari më i madh argjentinas i të gjithë kohërave gjithmonë e ka vlerësuar Mesin, i cili luajti një rol të dorës së parë në fitimin e Ligës së Kampioneve nga Barcelona dhe është kandidati kryesor për fitimin e “Topit të artë 2009” si dhe “Lojtari më i mirë në botë FIFA 2009”.

Volbsburgu kërkon Martinsin

Kampioni i Gjermanisë, Volfsburgu, kërkon shërbimet e sulmuesit nigerian Obafemi Martins, 24 vjeç, ish-lojtarit të Interit, por në aktualisht në forcë me Njukasëllin në Angli (88 ndeshje, 28 gola). Sulmuesi i Kombëtares nigeriane (20 ndeshje) pritet të zëvendësojë brazilianin 25-vjeçar Nilmar të transferuar në Spanjë te Vilareali. Sezonin e kaluar Martins u aktivizua në 21 ndeshje me Njukasëllin, duke shënuar 8 gola. Kartoni i Martins mund të kushtojë 10 milionë euro.

Ibra, debutimi kundër Mançesterit

Barcelona, kampionia në fuqi e Europës, duhet të presë të paktën tri javë për të parë në fushë blerjen e re, Zlatan Ibrahimoviçin. Sulmuesi i Kombëtares suedeze duhet të operohet pas një frakture në dorën e majtë. Gjithsesi, Ibra do të marrë pjesë në turin amerikan të katalanasve. Debutimi i tij me fanellën e kampionëve të Spanjës do të jetë, më 19 gusht, në ndeshjen miqësore kundër Mançester Junaitid.

Obama “luan” futboll,
kërkon Kupën e Botës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, pohoi se vendi i tij dëshiron të organizojë Kampionatin Botëror të futbollit të vitit 2018 ose 2022. Deklarimi u bë gjatë një takimi me presidentin e FIFA-s, Sep Blater, në Shtëpinë e Bardhë.

Shtutgardi flirton
me Pavel Pogrebjak

Ylli i Zenit St.Petersburgut, Pavel Pogrebnjak, është një kandidat potencial për sulmin e skuadrës gjermane të Shtutgardit. “Gjahtari” 25-vjeçar rus është në fazë të avancuar të bisedimeve me klubin e Bundesligës, që kërkon me ngulm shërbimet e tij.

Thyen kyçet e gishtave,
thikë për Ronaldon

Ronaldo theu kyçet e të dy gishtave të dorës së majtë gjatë ndeshjes së klubit të tij, Korinthians kundër Palmeiras (0-3). Mjekët rekomanduan ndërhyrjen kirurgjikale, ndërkohë që “Fenomeni” do të qëndrojë disa javë larg fushës.

29 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›