E Diel, 1 Nëntor 2026

Van Nistelrooy i jep lamtumiren sezonit

Nepermjet nje komunikate te publikuar ne faqen zyrtare te Real Madrid, thuhet se holandezi do jete i gatshem vetem ne muajin qershor.

Ruud van Nistelrooy e mbyll sezonin para kohe. Sulmuesi i Real Madrid, nuk do te rikthehet ne fushe ne muajin janar por vetem sezonin e ardhshem.

Kete e ben te ditur klubi “merengues” nepermjet nje komunikate te publikuar ne faqen zyrtare te internetit, ku thuhet se holandezi do jete i gatshem vetem ne muajin qershor. Sipas doktorit  Richard Steadman, koha e rekuperimit te bomberit eshte shtyre me disa muaj.

Van Nistelrooy iu nenshtrua nje operacionit diten e sotme ne Kolorado te SHBA-se ne gjurin e djathte, pas problemeve qe ai kishte gjate javeve te shkuara ne menisk. Lojtari i kampioneve te Spanjes fluturoi ne SHBA per t’u keshilluar me doktorin Steadman, i cili pas analizave e paraqiti gjendjen si teper serioze.

Kjo eshte nje periudhe e veshtire per Real Madrid, pasi pervec demtimeve te shumta, skuadra nuk arrin te dale edhe nga kriza e rezultateve negative.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›