Real Madrid ne zi per eleminimin nga kupa

Eleminimi i Real Madrid nga turi i pare i Kupes se Mbretit ka bere qe skuadra madrilene te jete ne “zi” te plote. Lojtaret nuk arrijne ende ta besojne se Real Union, nje skuader amatore e divizionit te trete, ka arritur t’i eleminoje qe ne raundin e pare, gje e cila i kishte ndodhur vetem nje here me pare klubit te Real Madrid.
Sipas holandezit Van der Vaart, kjo eshte nje situate shume e sikletshme. Ne nje interviste dhene per gazeten gjermane “Bild”, ai pershkruan momentet e keqija qe po kalon skuadra. “Schuster ne prag te largimit? Ai eshte i qete dhe ben punen e tij i pa ndikuar nga zerat e jashtem”, thekson lojtari holandez. Me tej, ai flet per zevendesimet e shumta me te cilat eshte detyruar te perballet kohet e fundit.
“E dija se tek Real do te ndodhte edhe keshtu. Kemi nje stol shume te pasur me lojtare, te cilet duhet te marrin pergjegjesite e tyre”, nenvizoi asi “tulipan”. Ndeshjen e dyte ndaj Real Union, madrilenet e fituan 4-3 por kjo nuk mjaftoi per ta pasi takimi i pare perfundoi me rezultatin 3-2 ne favor te modesteve te Union, buxheti vjetor i te cileve eshte vetem 1.5 milione dollare.