Maradona, sërishvrer ndaj Bilardosdhe Grondonës
ARGJENTINE- Diego Armando Maradona ka lëshuar sërish deklarata të forta kundër menaxherit të përgjithshëm të kombëtares argjentinase Karlos Bilardo dhe kreut të Federatës Hulio Grondona.
Për shkak se nuk u rizgjodh si trajner i kombëtares, ai e ka quajtur edhe këtë herë një tradhtar Bilardon, ndërsa ka bërë të ditur se shumë shpejt mund të rikthehet si trajner.
“Nëse Bilardo ka diçka për të më thënë, duhet të ma thojë mua sepse e ka patur mundësinë, - ka deklaruar Maradona në një intervistë për gazetën argjentinase Klarin. – Ajo që bëri ai është një gjë burracake”, shtoi ish-tekniku i Argjentinës. “Ai është një tradhtar, sepse u rikthye në kombëtare prej meje. Nëse unë do të thoja jo, Bilardo nuk do të ishte pjesë e stafit. Batista dhe Braun më thanë të mos e merrja, por unë u përgjigja se kisha një pakt me Bilardon dhe nuk e tradhtova. Por, ai më tradhtoi”, deklaroi më tej ish-Pibe de Oro.
Në lidhje me zgjedhjen e Batistës si trajner i Argjentinës, Maradona i uroi atij më të mirat, por deklaroi se nuk kanë komunikuar kurrë bashkë. Ndërkohë, për Grondonën ai u shpreh se është një njeri që nuk e mban fjalën.
“Gjëja më e shëmtuar është se pas ndeshjes me Gjermaninë më tha në sy të futbollistëve se do të respektonte të gjithë stafin teknik. Nëse ai dëshiron ta ndryshojë tani, ky është problemi i tij”, deklaroi Maradona.
Ndërkohë, ai kritikoi edhe presidentin e Boka Xhuniors Horge Amor Ameal, se e tradhtoi. “Unë jam tradhtuar nga presidenti i Bokës për këtë pankinë. Mendova se do të më thërrisnin mua, por thërritën Biankin. Pasi e pushuan, e kërkuan të ishte trajneri i Bokës dhe kjo është një tradhti e madhe. Por, nuk ka problem, sepse Ameal është nga ata që nuk e bëjnë dot dallimin mes një topi regbie dhe një topi futbolli”, përfundoi Maradona.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)