E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona, stërvitje "alla Fidel Kastro"

Gjatë seancës stërvitore të ditës së hënë në prag të miqësores midis Argjentinës dhe Gjermanisë sot në “Allianz Arena”, trajneri i kombëtares amerikanojugore, Maradona është filmuar nga kamerat teksa tymoste me kënaqësi një puro të madhe (ndërkohë që drejtonte lojtarët në stërvitje).

Ndoshta e ka bërë për të ulur tensionin para ndeshjes (miqësore)? Ku i dihet? Por një gjë është e sigurt: kjo nuk është hera e parë që Diego Armando Maradona i habit të gjithë me veprimet e tij (brenda dhe jashtë fushës). Jo më larg se disa javë më parë, ai ngatërroi lojtarët e grumbulluar për miqësoren me Xhamajkën, duke përfshirë në listë katër lojtarë të cilët një ditë më pas do të luanin në Kupën Libertadores. Epo, ky është Maradona!...

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›