E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy ushtarakë bien nga helikopteri gjatë stërvitjes

Bëhet fjalë për nënoficerët Alban Kurti dhe Albert Kuçaj, të cilët ndodhen në spital, njëri në gjendje të rëndë shëndetësore dhe tjetri jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi gjatë një stërvitje në prani të disa atasheve të NATO-s në vendin tonë. Ushtarakët ishin varur me litar jashtë helikopterit, ndërkohë që janë shkëputur prej andej.

Menjëherë ka ardhur ndihma nga kolegët e tyre dhe mjekët e repartit, duke iu dhënë ndihmën e parë. Më pas janë dërguar në Spitalin Ushtarak në Tiranë për ndërhyrje të mëtejshme më të specializuara.

Mjekët e këtij spitali nuk e kanë parë të arsyeshme transferimin e tyre jashtë vendit, edhe pse ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka kërkuar që të dërgohen në klinika më të specializuara jashtë Shqipërisë. Megjithatë, mjekët e spitalit thonë se jeta e tyre nuk është në rrezik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›