Hakerat serbë sulmojnë faqen e Presidencës së Shqipërisë
Faqja është sulmuar mbrëmjen e djeshme nga hakerat serbë, ku kishin lënë në faqen ballore, mbishkrimi në anglisht “KOSOVA ËSHTË SERBI”.
"Djema jeni shumë të zotë, keni hakërruar faqen jozyrtare të presidentit tonë. Sa gjë e bukur kur dështoni në këtë mënyrë. Si shenjë hakmarrje kemi vendosur të godasim atje ku dhemb me shumë”, shkruhej më tej, ndërkohë që ishte i vendosur edhe flamuri i Serbisë.
Megjithatë, faqja i është rikthyer normalitetit sot në mëngjes, pas ndërhyrjes së inxhinierëve. Duket se hakerat serb u hakmorën sërish ndaj atyre nga Kosova, të cilët sulmuan pak ditë më parë faqen privatet të presidentit serb, Boris Tadiç. Ata iu përgjigjën sulmit që ishte bërë ndaj faqes zyrtare të presidencës së Kosovës.