E Diel, 1 Nëntor 2026

Maradona tek kombëtarja argjentinase, vendoset së shpejti

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për vazhdimësinë e Diego Maradonës në krye të pankinës së Argjentinës. Lajmin e ka konfirmuar vetë Maradona, që ka saktësuar se do të ulet për bisedime me zyrtarët e federatës. Federata argjentinase e Futbollit i ka ofruar Maradonës një kontratë deri në vitin 2014. por ish-kampioni i botës, ka bërë të ditur se do të presë deri javën e ardhshme për të vendosur.

Tekniku i përfaqësueses bardhekaltër, nuk ka folur për median që kur skuadra e tij u turpërua 4-0 në raundin e 1/8 të Botërorit të Afrikës së Jugut nga Gjermania. Por këtë herë Diego ka saktësuar se do të takohet me presidentin e Federatës, Julio Grondona, javën e ardhshme. "do të flas me Grondona javën tjetër. Tani më lini se dua të përshëndes Chavez," ka thënë tekniku karizmatik. Pas humbjes 4-0 ndaj Germany, Maradona deklaroi se është gati të tërhiqej si trajner i kombëtares, por ai mori mbështetjen e të gjithë opinionit në Argjentinë, për të vazhduar më tej aventurën si trajner. Gjithsesi, Argentina duhet të prezantojë listën e re të lojtarëve në 27 korrik, për miqësoren kundër Ireland në Dublin në 11 gusht, kështu që gjithcka do të vendoset shpejt.

Eno Skarço < I mëparshmi

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›