E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peniani kundër Seulit dhe Uashingtonit

Peniani reagon menjeherë kundër Seulit dhe Uashingtonit, pasi sekretarja amerikane e shtetit Hilari Klinton lajmëroi shtim të sanksioneve. Një diplomat nga veriu ka dënuar planet për ushtrime të përbashkëta ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut duke i cilësuar si “rrezik madhor për sigurinë e rajonit”.

Seuli dhe Uashingtoni pohuan se stërvitja ushtarake që fillon të dielën synon të dekurajojë Korenë e Veriut nga planet e mundshme për të ndërmarrë sulme kundër Koresë së Jugut. Në mars të këtij viti 46 marinarë koreanojugorë humbën jetën pasi anija e tyre luftarake u sulmua me torpedo, çka shkaktoi dhe mbytjen e anijes. Hetimi ndërkombëtar provoi se torpedoja ishte prodhim i Koresë së Veriut.

Delina Bitraku < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›