Britani, hetime të mëtejshme për lirimin e libianit

Kryeministri britanik David Cameron ka urdhëruar një rishikim të dokumentacionit të qeverisë së tij mbi lirimin e autorit të sulmit të avionit në Lokërbi pas takimit me presidentin amerikan Barak Obama. Cameron i ka kërkuar sekretarit të kabinetit të tij të shqyrtojë informacionet shtesë të publikuara nga një hetim i mëparshëm mbi lirimin e libianit, Abdel Base al-Megrahi.
Megjithatë kryeministri tha se ai nuk do të kërkonte hapjen e një hetimi të ri. Një ditë më parë gjatë vizitës së tij të parë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë, Cameron kundërshtoi thirrjet amerikane për një hetim lidhur me mbështetjen e mundshme të gjigandit të naftës, BP për lirimin e autorit të shpërthimit. Ai tha se nuk ka asnjë tregues se kompania britanike BP loboi për lirimin e Al-Megrahit. Disa senatorë amerikanë kanë akuzuar BP se ka shtyrë zyrtarët të lirojnë al-Megrahin për të mbrojtur një marrëveshje biznesi me Libinë.
Delina Bitraku < I mëparshmi