E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maradona trajner, krenar per Argjentinen

Pas takimit miqesor me Skocine, “El Pibe D’Oro” eshte dukur mjaft i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij.

Debutim pozitiv per Diego Armando Maradonen ne stolin e kombetares argjentinase. Ish sulmuesi i Napolit dhe kombetares ka udhehqur bardhekalterit drejt fitores se miqesores ne Skoci me kombetaren e vendit britanik.

Pas takimit, “El Pibe D’Oro” eshte dukur mjaft i kenaqur me paraqitjen e skuadres se tij. “Eshte nje sukses mese i merituar. Luajtem shume mire ne 25 minutat e para dhe me vjen keq qe realizuam vetem nje gol. Mund te shenonim me shume qe ta vulosnim rezultatin para se te mbaronte 90 minuteshi”, eshte shprehur Maradona para mediave.

Me tej, ai vazhdoi analizen e ndeshjes, duke thene se skuadra e tij nuk ka bere asnje gabim dhe perhere e kishte ndeshjen nen kontroll. “Jam krenar per djemte dhe karakterin e treguar”, eshte shprehur tekniku ish kampion bote si lojtar.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›