Brazili i Dunges shkaterron Portugaline 6-2

Perfaqesuesja braziliane i pergjigjet mjaft mire kritikave te bera nga media ndaj rezultateve te arritura ne stadiumin e saj. Ne Brazilia, skuadra e drejtuar nga Carlos Dunga shakterroi Portugaline me rezultatin e thelle 6-2.
Perballe tifozeve VIP si, Romario, Pele e Massa, Brazili shfaqi te gjithe anen spektakolare te tij me Luis Fabianon qe shenoi nje tregolesh, Maikon, Elano dhe Adriano. Nga ana e saj, skuadra luzitane u ngushellua vetem me dy golat e shenuara nga Dani dhe Simao, nderkohe qe zhgenjeu totalisht Cristiano Ronaldo.
Asi i Manchester United qe pretendon te fitoje Topin e Arte kete vit, u shfaq perballe Julio Cesar vetem nje here ne ndeshje duke e vene ne veshtiresi kete te fundit. Pas ketij momenti, ai nuk u pa per asnje moment ne fushe, sikur te mos ekzistonte fare.