Demtimi i Walcott, Wenger kritikon Capello-n

Fabio Capello gjendet ne mes te nje furtune edhe pse Anglia fitoi miqesoren e luksit me Gjermanine. Pas demtimit te kapitenit Gerrard, tashme tekniku italian duhet te duroje edhe kritikat per demtimin e rende te Theo Walcott.
Timonieri i Arsenal, Arsene Wenger, ka sulmuar ashper kolegun e tij pasi nuk do ta kete te gatshem sulmuesin per 3 muaj. “Nuk e kuptoj cfare mund te arrihet ne nje miqesore ne kete moment. Mund te kuptoj nje ndeshje per te pergatitur nje ndeshje zyrtare, por ne kete moment nuk ka te tilla”, eshte shprehur drejtuesi i “topcinjve” te Londres.
Ne vijim te deklarates, ai i ka kerkuar shoqerise qe t’i kerkoje federates nje shume prej 240 mije eurosh, e barazvlefshme me rrogen e lojtarit per 3 muajt e ardhshem kur ai nuk do jete i gatshem. I riu Walcott eshte demtuar ne shpatull gjate nje seance stervitore me kombetaren ne kuader te pergatitjeve per miqesoren e dites se djeshme me Gjermanine te fituar 2-1.