E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guti largohet nga Besiktas

Aventura e mesfushorit veteran spanjoll Guti te gjiganti turk Besiktas ka marr fund.

Sipas uebfaqes turkish-football.com, ish futbollisti i Real Madridit ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me klubin nga Stambolli të cilit iu bashkua në vitin 2010 pas 24 viteve me gjigantin madrilen.

Si rezultat i largimit të parakohshëm, Guti do të merr 1.3 milionë euro kompensim që përbënë gjysmën e kontratës së tij vjetore. 35 vjeçari kishte humbur statusin e titullarit në ekip dhe deri më tani gjatë këtij sezoni ka zhvilluar vetëm tri ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›