Arsenali duhet të mbajë Van Persien

Cesc Fabregas ka pranuar se do të jetë vështirë për Arsenalin të mbajë Robin van Persien, pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij gjatë këtij sezoni. “Nuk e di nëse ata do të mbajnë” tha Fabregas.
“Është vendim i tij. Në moshën e tij, nëse dëshiron të largohet, tani është mundësia e fundit ndërsa nëse dëshiron të mbetet do të pensionohet në Arsenal. Do të shohim se çka vendos, por ai ka qenë shumë besnik ndaj Arsenalit për disa vite. Ai është futbollist kyç dhe tifozët e adhurojnë. Për mua, ai është shembull i Arsenalit, futbollist yll të cilin nuk guxojnë ta humbin. Ai është në formë të shkëlqyeshme këtë sezon dhe shpresoj të jetë i shëndoshë për gjithë edicionin” shtoi Fabregas, ish kapiteni i Arsenalit i cili gjatë verës u transferua te klubi i tij i fëmijërisë, Barcelona.