Maratonë sensibilizimi për vogëlushen e sëmurë
Kodrat e Liqenit Artificial do të mbledhin qytetarët e Tiranës në një maratonë sensibilizuese. Këtë herë, projekti "Ndryshimi fillon nga ty", nën kujdesin e fituesit të edicionit të parë të "Big Brother", do të shërbejë për të ndihmuar vogëlushen 18 muajshe Sarah, nga një problem në zemrën e saj.
Sot, në orën 11:00, në kodrat e liqenit, organizohet një maratonë e cila do të mbledhë së bashku banorë të kryeqytetit, të cilët nëse do të kenë mundësi dhe dëshirë, do të kontribuojnë me donacione. I gjithë fondi do të shërbejë për të ndihmuar vogëlushen të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale jashtë vendit, për të ndihmuar ecurinë normale të zemrës së saj. Nën moton "Ndryshimi fillon nga ty" dhe me sloganin "Vrapojmë për një shëndet më të mirë", për të hequr stresin dhe për t‘u bashkuar me rrahjet e zemrës së vogëlushes Sarah, sot do të zhvillohet një nga maratonat më të veçanta. Tani Sarah është 18 muajshe. Një vit më parë, ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në Gjermani, pasi në Shqipëri ende nuk realizohen një pjesë e operacioneve kardio-pediatrike. Më datën 16 të këtij muaji, ajo duhet të kryejë edhe një tjetër ndërhyrje, në mënyrë që zemra e saj të mos ketë asnjë vështirësi gjatë "procesit" të punës. Këtë 8 Mars, kodrat e liqenit nuk do të jenë të mbushura vetëm me fëmijë, të cilët përpiqen të këpusin mimoza për nënat e tyre.
8 Marsi i vitit 2009 do të mbahet mend si një ditë e veçantë edhe për organizimin dhe gjestet e qytetarisë së banorëve të Tiranës.