Skënderbeu i Fortuzit tenton shkëputjen e radhës drejt elitës
Skënderbeu fiton 2-0 derbin me Bilisht Sport dhe tenton një tjetër shkëputje nga ndjekëset e tjera në Kategorinë e Parë. Skuadra e drejtuar nga Indrit Fortuzi kalon pa vështirësi në Korçë, duke hedhur pas krahëve humbjen 4-1 të mësuar në mesjavë në fushën e Laçit. Bardhekuqtë përfituan edhe nga hapi fals i skuadrës së drejtuar nga Edi Martini, që u frenua në barazim 0-0 në fushën e Pogradecit. Me këtë rezultat, laçianët humbasin dy pikë në garën kundër Skënderbeut, ndërsa tashmë duhet të tregohen të kujdesshëm edhe për skuadrat që renditen më poshtë. Në fakt, pas fitores 3-0 me Skraparin, Kastrioti i vendit të tretë ndodhet vetëm dy pikë larg vendit të dytë. Spektakël në Ersekë, ku sfida e Gramozit me Turbinën ka prodhuar emocione dhe gjashtë gola. skuadra surprizë e këtij sezoni ka fituar 4-2, duke u konsoliduar në vendin e katërt në klasifikimin, i cili do t‘i siguronte një vend në ndeshjet "play-out" për t‘u ngjitur në Kategorinë Superiore. Sopoti mposht 2-0 Naftëtarin, duke regjistruar fitoren e katërt në po kaq përballje historike me kuçovarët. Ndërkohë që, Dajti dhe Burreli ndajnë nga 1 pikë në Kamzë, duke mos përshëndetur rrjetën, pavarësisht rasteve të shumta për shënim. Në javën e 21-të të Kategorisë së Parë, Luftëtari merr 3 pikë komode: gjirokastritëve nuk u është dashur të udhëtojnë drejt Pukës dhe kanë fituar 2-0 sfidën në tavolinë me Tërbunin. Këta të fundit janë përjashtuar nga kampionati për shkak të dhunës ndaj gjyqtarit Mentor Sopjani dhe asistentëve të tij vetëm pak ditë më parë.
e. kodheli
Kategoria I / Java 21
REZULTATET
Skënderbeu-Bilisht S. 2-0
Pogradeci-Laçi 0-0
Turbina-Ada 2-1
Sopoti-Naftëtari 2-0
Dajti-Burreli 0-0
Gramozi-Besëlidhja 4-2
Kastrioti-Skrapari 3-0
Tërbuni-Luftëtari * 0-2
(* Luftëtari fiton në tavolinë)
Klasifikimi
N P
1. Skënderbeu 21 46
2. Laçi 21 43
3. Kastrioti 21 41
4. Gramozi 21 37
5. Burreli 21 33
6. Dajti 21 30
7. Turbina 21 30
8. Luftëtari 21 29
9. Sopoti 21 28
10. Skrapari 21 25
11. Besëlidhja 21 24
12. Ada 21 23
13. Pogradeci 21 21
14. Bilisht S. 21 18
15. Naftëtari 21 16
- Tërbuni* - -
(* Tërbuni është përjashtuar nga kampionati)
e. kodheli
Kategoria I / Java 21
REZULTATET
Skënderbeu-Bilisht S. 2-0
Pogradeci-Laçi 0-0
Turbina-Ada 2-1
Sopoti-Naftëtari 2-0
Dajti-Burreli 0-0
Gramozi-Besëlidhja 4-2
Kastrioti-Skrapari 3-0
Tërbuni-Luftëtari * 0-2
(* Luftëtari fiton në tavolinë)
Klasifikimi
N P
1. Skënderbeu 21 46
2. Laçi 21 43
3. Kastrioti 21 41
4. Gramozi 21 37
5. Burreli 21 33
6. Dajti 21 30
7. Turbina 21 30
8. Luftëtari 21 29
9. Sopoti 21 28
10. Skrapari 21 25
11. Besëlidhja 21 24
12. Ada 21 23
13. Pogradeci 21 21
14. Bilisht S. 21 18
15. Naftëtari 21 16
- Tërbuni* - -
(* Tërbuni është përjashtuar nga kampionati)