E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marca: Interi ofron 30 milionë për Kaka

Interi ka ofruar 30 milionë euro për Kaka, por Reali i Madridit kërkon të paktën 40.  Sipas një shkrimi të sotëm të “Marca”, Interi është klubi i vetëm që për momentin nuk ka bërë një ofertë formale për brazilianin.

Klube të tjera si Milan, Chelsea, Manchester City, San Paolo e Corinthians janë interesuar, por nuk kanë bërë oferta.

Sipas “Marca”, operacioni Inter-Kaka është vetëm në fillim dhe për momentin nuk është vënë në tavolinë emri i Maicon.

Ndërkohë Kaka ka bërë të ditur se nuk do të largohet nga Reali.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›