Arrestohet Bisha Edmundo akuzohet per nje aksident

E mbani mend Edmundon? Ish-sulmuesi i kombëtare braziliane që me temperamentin e tij fitoi zemrat e tifozëve, tani përballet me probleme shumë të mëdha. Edmundo Alves de Souza Neto është arrestuar në Sao Paolo pas një aksidenti automobilistik me pasojë vdekje të ndodhur në vitin 1995.
Gjykata e Rio De Janeiro kishte lëshuar prej kohësh një urdhër-arresti për ish-futbollistin i cili përballet me akuzën për vdekjen e tre personave. Edmundo, tani në moshën 40-vjeçare dhe i impenjuar si komentator kaloi një ditë në burg, përpara se të lirohej me kusht nga gjykata. Ai do të qëndrojë në gjendje të lirë deri në mbarim të procesit gjyqësor që pritet të nisë muajion e ardhshëm.
Edmundo u ngjit në majat e futbollit botëror pas debutimit të tij me Vasco da Gama, ndërsa karriera e tij vijoi më pas me në skuadrat e tjera të mëdha braziliane si Flamengo, Santos dhe Corinthians, përpara se të transferohej në kampionatin italian ku luajti me Fiorentinën dhe Napoli. Përpos talentit të tij në fushën e lojës, sulmuesi njihet dhe për karakterin e tij të fortë. Shpesh herë ai largohej nga skuadra thjesht për të marrë pjesë në karnavalet e Rios, ndërsa nga tifozët ai quhej “Kafsha”. Edmundo luajti me kombëtaren e Brazilit në Botërorin 1998, ku “Selecao” u mund në finale nga Franca.
Nertan Prifti