Loew Ballack jo me pjese e kombetares gjermane

Michael Ballack nuk do të jetë më pjesë e kombëtares së Gjermanisë. Konfirmimi ka ardhur nga vetë trajneri i tre herë kampionëve të Botës, Joachim Loew, i cili është shprehur se do të vazhdojë t’i besojë futbollistëve të rinj.
"Pas shumë bisedash telefonike me Michael, tani në prag të kampionatit Europian është momenti i përshtatëshëm për të patur një pozicion të qartë”, lexohet në komunikatën për shtyp të Loew. Ballack debutoi me përfaqësuesen gjermane në vitin 1999, ndërsa që nga ajo kohë ka luajtur 98 ndeshje si dhe ka shënuar 48 gola.
Ish-kapiteni nuk luan me skuadrën kombëtare që nga muaji mars i vitit të shkuar pas dëmtimit në gju që e detyroi të qëndronte jashtë Botërorit 2010. Gjithsesi, Michael Ballack është një nga lojtarët më të mirë dhe më të suksesshëm gjermanë të dekadës së fundit.
Pas aventurës me Bajernin e Mynihut dhe më pas të Chelsea, mesfushori u rikthye sezonin e fundit në Bundesligë si kapiteni i Bajer Leverekusen, por i kushtëzuar edhe nga dëmtimi i gjatë nuk arriti të gjente formën e tij më të mirë. Kjo gjë i ka kushtuar atij edhe vendin në kombëtare për një kohë të gjatë, ndërsa tani lamtumira e tij nga skuadra e “Panzer” tani është e pashmangshme.
Trajneri Joachim Loew vazhdon t’i besojë futbollistrëve të rinj, të cilët morën vendin e tretë në Botërorin e fundit, ndërsa kanë siguruar biletën për në Euro 2012. Megjithatë, Michael Ballck do t’i rezervohet një lamtumirë e denjë për një futbollist kalibri si ai. Mesfushori do të luajë ndeshjen e fundit me kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren e 10 gushtit kundër Brazilit.
Nertan Prifti