Marçelo Lipi lë të hapur mundësinë e qendrimit

Trajneri i Italisë, Marcelo Lipi pohoi se nuk mund të pohonte tani nëse do të vazhdonte të qendronte në udhëheqjen e Kombëtares së Italisë pas fitimit të trofeut të katërt historik të përfaqësueses "axurre". "Unë jam duke e diksutuar këtë temë sor, pasi më parë më duhet të takohem me Abeten në mëngjezin e ditës së martë", - tha Lipi, duke lënë të hapur mundësinë e vazhdimit pas takimit me zëvendëspresidentin e Federatës Italiane të Futbollit, Xhankarlo Abete, njëherësh edhe kreu i delegacionit të italian në Kupën e Botës. "Cilado që të jetë puna ime e ardhshme, qoftë kjo në ekipin Kombëtar apo jo, unë shpresoj se do të ruaj marrëdhnie me lojtarët që unë pata në Kupën e Botës", - shtoi Lipi.