Marcelo Lipi, trajneri i ri i Italisë

Trajneri kampion i Botës, Marcelo Lipi, nënshkroi një kontratë të re me Federatën Italiane të Futbollit për të drejtuar pas dy vitesh mungesë Kombëtaren e Italisë.
Sipas të dhënave të gazetës sportive italiane "Gazzetta dello Sport", 60-vjecari do të fitojë në vit 1.2 milionë euro.
Ish-trajneri i Juventusit do të zëvendësojë 44-vjecari Roberto Donadoni, i cili edhe pse nënshkroi kontratën për të drejtuar Italinë në "Afrika e Jugut 2001" pak ditë para fillimi të Euro 2008-së, nuk mundi të cojë Italinë në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian.
Testi i parë i Marcelo Lipit do të jetë ai kundër Austrisë, më 20 gusht në Nisë.