E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchena afër Villarrealit

Valencia do ta shesë mbrojtësin spanjoll Carlos Marchena te rivali lokal, Villarrea, kanë njoftuar mediat spanjolle të mërkurën.

Marchena 30 vjeç, tashmë ka përfunduar testin mjekësor në Villarreal të martën dhe pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare.

Por, transferimi ende nuk është zyrtarizuar nga asnjëri klub.

Marchena ka qenë anëtar i rëndësishëm i Valencias pas transferimit nga Venfica më 2001 dhe i ndihmoi ekipit të fitojë dy tituj në La Liga, një Kupë UEFA dhe një Kupë të Spanjës.

Në Villarreal, Marchena do ta zëvendësojë mbrojtësin uruguaian, Diego Godin, i cili pritet të kalojë në Atletico Madrid.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›