E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marchena në Villarreal

Villarreal ka transferuar mbrojtësin spanjoll, Carlos Marchena nga rivali i La Ligas, Valencia me kontratë trivjeçare.

“Villarreal dhe Valencia kanë arritur marrëveshje në bazë të së cilës Carlos Marchena do të jetë pjesë e ekipit për tri sezonet e ardhshme”, thuhej në komunikatën e publikuar nga Villarreali.

31-vjeçari i lindur në Sevilla mund të luajë si qendërmbrojtës dhe mesfushor defansiv. Ai luajti në Valencia për nëntë sezone, fitoi dy tituj të ligës dhe një Copa del Rey.

Marchena ka bërë 62 paraqitje për Spanjën dhe ishte pjesë e ekipit fitues të Kampionatit botëror 2010.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›