Llapashtica hapave të Bajramit

Pas transferimit nga Elfsborgu te kampioni holandez, Twente, ylli kosovar Emir Bajrami ka lënë pasardhësin e tij, te klubi suedez. Fjala është për Egzon Llapashticën, i cili aktualisht është pjesë e ekipit junior të Elfsborgut.
Mirëpo, klubi nga elita e futbollit suedez mund të mbetet edhe pa Llapashticën, i cili po mundohet t’i ndjekë hapat e Bajramit, duke u transferuar te ndonjë klub më i madh evropian.
18-vjeçarit shumë shpejt do t’i skadojë kontrata me Elfsborgun, derisa ka filluar të kërkojë klub të ri. Në dallim prej Bajramit që u transferua në Holandë, Llapashtica preferon të kalojë në futbollin italian, anglez apo gjerman.
“Unë kam stërvitur në Elfsborg me Emir Bajramin dhe kam pasur raporte shumë të mira me të. Madje, ai m’i pati falur një palë këpucë të futbollit. Akoma jam në kontakt me të, flasim shpeshherë”, ka thënë Llapashtica për Express.
“Shpresoj të shkoj edhe unë hapave të tij. Unë mendoj të transferohem në ndonjë klub tjetër evropian për t’u zhvilluar sa më shumë dhe më pas të luajë edhe për përfaqësuesen A të Suedisë”, theksoi mesfushori, i cili luan për ekipin U-18 të Suedisë.
Llapashtica thotë se shumë shpejt do të ulet dhe të bisedojë me zyrtarët e Elfsborgut rreth mundësisë të vazhdimit të kontratës. Por, ai paralajmëron se nuk do të pranojë të luajë më për ekipin junior, por për atë senior.
“Unë nuk dua të luaj më për junior. Do ta vazhdoj kontratën vetëm nëse klubi më fut në ekipin e seniorëve të Elfsborgut. Vetëm në këtë mënyrë do ta nënshkruaja një kontratë të re dyvjeçare me Elfsborgun”, pohon ai.
Llapashtica tregon se është në kontakte me një menaxher italian, i cili është duke u angazhuar për të gjetur një klub të përshtatshëm.
“Një menaxher italian po mundohet të ma gjejë një klub të mirë italian, siç është Empoli, apo diçka të njëjtë si ky. Por, ai menaxheri ka marrëdhënie të mira edhe me klube të tjera angleze dhe gjermane. Kështu që mbetet të shihet se çka do të ndodhë. Ai nuk më ka përmendur shumë emra të ekipeve se ku ka gjasa të transferohem, sepse fillimisht ai duhet ta njoftojë klubin tim dhe familjen time”, vazhdoi Llapashtica.
Ai tha se para një viti Shefki Kuqi kishte dashur ta transferojë atë në ish-klubin e tij, Crystal Palace. Në atë kohë, edhe një menaxher maqedonas i kishte ofruar Llapashtisës mundësinë për t’u transferuar në Hertha Berlin.
Por, të dyja këto oferta i kishte refuzuar vetë lojtari, pasi atëherë akoma ishte i ri me moshë dhe dëshironte fillimisht të zhvillohej edhe më tej në Elfsborg. Tani Llapashtica ndihet të jetë i gatshëm për t’iu bashkuar ndonjë klubi më të njohur evropian.