E Shtunë, 31 Tetor 2026

O'Neill, selektor i Irlandës së Veriut

Michael O'Neill është emëruar selektor i ri i Irlandës së Veriut. 42 vjeçari do ta marrë postin e ri që nga fillimi i shkurtit të vitit që vjen.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare, ndërsa do ta udhëheq ekipin e gjelbër në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’. Irlandezët nuk janë pjesë e një evenimenti të tillë që nga viti 1986.

Në kualifikime, Irlanda e Veriut do të ketë punë me Portugalinë, Rusinë, Izraelin, Azerbajxhanin dhe Luksemburgun. Së fundmi, O’Neill ishte trajner i ekipit Shamrock Rovers.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›