E Diel, 1 Nëntor 2026

Marchisio s’ka frikë nga Chelsea

Mesfushori i Juventusit, Claudio Marchisio është optimist se skuadra do të nxjerr rezultat pozitiv kundër Chelseat në mënyrë që të kualifikohet nga faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kampioni në fuqi në Serie A është aktualisht i treti në Grupin E, me një pikë më pak se liderët Shakhtar Donetsk dhe Chelsea, dy ndeshje para fundit. Marchisio ka insistuar se nuk i frikësohet Chelseat, për përballjen e 20 nëntorit në Torino.

“Ne nuk jemi frikësuar prej tyre as në duelin e parë edhe kur ishim në disavantazh 2-0, e në fund barazuam”, deklaroi Marchisio për Corriere dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›