E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet kardiologu QSUT denon dhunen ndaj bluzave te bardha

Nje 26-vjecar eshte ndaluar nga policia e kryeqytetit pasi ka dhunuar nje mjek kardiokirurg. Shkak sipas burimeve policore eshte bere vdekja e te atit pas nje operacioni. Kardiokirurgu i dhunuar eshte Edvin Prifti i cili se bashku me 26-vjecarin Robert Rama eshte shoqeruar ne ambientet e komisariatit nr. 4 per te dhene versionin e ngjarjes. Gjithcka ndodhi mesditen e djeshme pas vdekjes se babait te 26-vjecarit. Pas operacionit Vladimir Rames i ishin shfaqur disa komplikacione qe sollen edhe humbjen e jetes. Djali i viktimes akuzoi mjekun per vdekjen e te atit. Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare Nene Tereza denon dhunen fizike te ushtruar ndaj bluzave te bardha dhe konkretisht mjekut kardiokirurg Edvin Prifti. Drejtori i QSUT-se Saimir Ivziku ka pohuar Rasti i ndodhur dje ne ambientet e spitalit eshte nje akt i patolerueshem. Kjo eshte nje ngjarje e rende ne te gjithe komunitetin mjekesor pasi nje mjek goditet ne momentin e ushtrimit te detyres se tij. Ajo qe une garantoj eshte se per ceshtjen ne fjale do te hetohet ne te gjitha detajet per te gjetur pergjegjesit te cilet do te jete te gjithe te barabarte perpara ligjit. Drejtoria e QSUT-se u kerkon organeve te drejtesise te veprojne me te gjithe rreptesine e ligjit ndaj autorit te ketij akti te dhunshem qe ka traumatizuar te gjithe pacientet opinionin publik dhe ne menyre te vecante komunitetin e gjere mjekesor. Aktualisht policia ka sekuestruar kartelen mjekesore te pacientit i cili humbi jeten nje dite pas kryerjes se operacionit. Do te jete ekspertiza mjeko-ligjore ajo qe do te nxjerre ne drite te verteten e vdekjes se pacientit Vladimir Rama 57 vjec. Drejtoria e Qendres Spitalore Nene Tereza eshte duke marre te gjitha masat per te garantuar jeten dhe veprimtarine e punonjesve te shendetesise ne menyre qe raste te tilla te mos perseriten me.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›