Arrestimi i Kelmendit shtyhet deshmia per vrasjen e Mirit te Xhikes

Gjykata urdheroi shoqerimin me force prokuroria deklaron se u arrestua dje serish per armembajtje
Deshtimi i nje numri te konsiderueshem seancash gjyqesore per dosjen e vrasjes se Mirit te Xhikes tete vite me pare ka si shkak mosardhjen e mikut te tij te ngushte Ylli Kelmendi per te deshmuar. Gjykata ka urdheruar sjelljen e tij me force nga policia per te deshmuar mirepo fillimisht policia nuk e gjente dhe kur e gjeti e arrestoi per Armembajtje pa leje. Ka qene nje nga prokuroret e ceshtjes qe deklaroi para gjykates se duhej shtyre serish si seance pasi nuk mund te sillnin Kelmendin per te deshmuar pasi ne momentin qe policia e ndaloi dje per ta sjelle me force ne gjykate ketij shtetasi i eshte gjetur nje arme e tipit pistolete dhe eshte prangosur per vepren penale te Armembajtjes pa laje. Gjate kontrollit ne banesen e ketij shtetasi policia kishte gjetur edhe dy arme automatike. Nje nder kerkuesit per sjelljen edhe me force per te deshmuar ka qene avokati dhe vete i pandehuri Lavderim Tufa te cilet kerkojne te deshmoje nje nder personat qe ka qene ne tavoline me viktimen diten e ngjarjes dhe mund te deshmoje se cfare ka pare ate nate dhe nese ishte i pandehuri nje nder autoret e mundshem. Me arrestimin per armembajtje tashme policia do ta kete me te lehte per tia sjelle ate gjykates pasi disa here kishte deshtuar ne gjetjen e tij. Procesi per vrasjen e Mirit te Xhikes eshte ne fazen e pyetjes se deshmitareve pasi prej disa muajsh ka nisur rigjykimi ne Gjykaten e Tiranes. Ne procesin e meparshem nga Krimet e Renda Tufa u shpall nje nga autoret e krimit dhe u denua me Burgim te perjetshem. Prova me e forte ne duart e akuzes ka qene nje qime floku dhe nje maske e gjetur ne vendngjarje ndersa kane deklaruar per nje perputhshmeri te qimes se gjetur me ADN-ne e Tufes. Por kjo prove nuk mund te quhet e plote per palen mbrojtese e cila do te kerkoje te behet edhe nje here ADN-ja pasi rezultatet qe ata dispononin nga procesi i meparshem tregonin se nuk kishte aq shume perputhshmeri.