E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet i nxehti, rriten temperaturat

Për të gjithë ata që kanë përgatur valixhet e tyre për të nisur pushimet në muajin gusht, moti do ti favorizojë, pasi do te jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta, duke arritur deri në 33 grad celcius. Zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga moti i kthjellët por prezentë do te jenë dhe vranësirat e reshjet e shiut. Mëngjeset do te jenë të freskëta ndërsa mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.
 

Përsa i perket dites së diel, për të gjithë ata që kanë vendosur ta kalojnë ne bregdet, moti do te jetë i mirë dhe favorizues. Ndërsa muaji gusht do të vijë me mot te qendrueshem dhe me temperatura të larta, kjo deri në 15 ditëshin e parë, ndersa në pjesën e dytë të tij, do te paraqitet nje mot i paqëndrueshëm, me vranësira dhe rreshje shiu. Pavarësisht kësaj, pushuesit do të vijojnë të ndjekin planifikimet e tyre, si në breg të detit, ashtu edhe për ata që kanë zgjedhur të pushojnë në zonat malore. Dielli do të jetë prezent, ndonëse turistët nuk do të përvëlohen siç ishte parashikuar.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›