E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakra e Tivarit/ Deshmia e njeriut qe u ngrit prej varrit

Rrefimi rreqethes i nje te riu nga Kosova qe i shpetoi vdekjes ne Tivar i mbuluar nga kufomat dhe u kthye atje ku e dinin te vdekur diten kur vajza qe i ishte premtuar po martohej me nje tjeter. Historia tronditese qe te le pa fryme e njerit prej pak te mbijetuarve te gjenocidit te parrefyer e te padenuar te Tivarit

Masakra e Tivarit ka hyre ne histori si nje nga tronditjet me te medha nehistorine e kombit tone. Une po sjell para jush pa u fute ne koment nje deshmi rreqethese te Zeqir Radushes. Kete deshmi ma ka treguar ne vitin 1962 Latif Jata Vile - Lume i cili e kishte marre prej Zeqir Radushes.

Rrefimi i Latif Jates

Ne vitet 1945 deri ne fillimin e viteve 1950 isha me detyra te ndryshme neLume-Kukes. Punet ne ate fillim ishin mire me Jugosllavine dhe kjo e mire rambi shqiptaret vecanerisht per rrethet e aferta kendej e matane kufiritsidomos deri ne vitin 1948 kur u prishen lidhjet me Titon. Kishte hyrje-daljete kufizueme ne Kosove qe gjithsesi ndihmonin ekonomine e njeri-tjetrit porlidhja mes dy vendeve pati dhe pasoja. Nji nga ngjarjet me tronditese ashtvrasja e mija djemve kosovare qe i prune prej Kosove neper Kukes e i cuen neTivar qe sic e morem vesh me vone i zhduken.

Kur kaluen neper Kukes i kam pa me sy te mi. Ishin te gjithe nga mosha 18-35vjec qe i mblodhen me force neper viset e Kosoves e ne menyre te organizueme i kaluen nga Morini ne Kulle te Lumes ne kambe per Qafe Mali e Puke nga Shkodra e ne Tivar. Ne nuk e dinim mire se perse shkonin keta djem ashtu te lidhun per rruge por nji ze i fshehte qarkulloi ne Lume. I ka perzane Tito prej Kosove dhe kaq. Me vone morem vesh se cfare hataje ishte ba me ta.Ngjarjen ma ka tregue Zeqir Radusha a Dobrusha nga nji fshat mes Prizrenit eRecakut. Vete Zeqiri ne moshen 23 vjece ka qene ne rresht me keta djem qethoshte se kemi qene afer 7 mije vete. Kur na tregoi per kete ngjarje isha me gjithe Hasan Cejkun dhe ndersa ai fliste e ne na dridhej gjithe trupi. Ai vetem paklot nxori ne sy. Ja si na e tregoi ngjarjen

Deshmia e Zeqir Radushes

Para disa diteve kisha zane nuse isha fejue ne Rugove. Miku ishte i fisme dheaty kishte qene fati me ba mik. Nji nate neper shpite tona dolen e na mblodhengjithe djemte e rinj ne Rahovec. Se pse nuk e di as sot qe po flas me ju. Ubeme grumbuj-grumbuj e na rrethuen me njerez me arme qe thojshin se janepartizane. Na nisen nga Rahoveci ne Prizren ne Kukes e ne Mal te Zi. Gjaterruges ndonji qe beri tentative te ikte e vrane. I vritnin e i linin ashtu rruges pa mbulue. Kur shkuem ne Tivar na hipnin ne makina lufte te vjetra dhe shtynin makinen e me gjithe makine na leshonin ne humnere. Ai qe mbetej gjalle qe levizte sadopak skuadra e pushkatimit rrinte gati e i leshonte nji plumb ne krye.

Keshtu ndodhi edhe me mue. Na hipen 20 veteve ne makine me duer te lidhuna dhe na leshuen ne nji vend qe sdilej prej andej edhe i shendoshe te ishe. Shkemb rreth 50 metra poshte qe skishte dalje vec te ngjiteshe me litar. Une rashe mbi trupa te vdekun qe i kishin leshue para nesh pa u gervishte askund.

Thashe Desh Zoti shpetova Por kisha pa se sa te ngriheshe ne kembe merrje plumbin ne krye prandaj nuk leviza fare nga vendi e u bera si i vdekun.

Mbi koke kishim ata qe na vezhgonin. Siper meje erdhen dhe trupa te tjere pajete e te pergjakun qe sa leviznin i qellonin. Une nuk dhashe asnji shenji jete. Kisha frike se do te me zane ndonji makine qe e leshonin poshte por dha Zoti e nuk me kapi asnji. Mbi trupin tim vinte gjaku si lum ishte gjaku i te tjereve

Mendova Ma mire me vdeke ketu nen peshen e shokeve te mi te vrame sesa te me vrasin te pafete. Por nuk i kishin hedhe te gjithe ate dite. Nji pjese e lane per neser pasi nuk i vritnin naten por diten ne ate vend te fshehte qe nuk binte dielli e jo me te kalonte njeriu. Prisnin mengjesin prej frikes se ndoshta shpeton ndonji e nuk e shihnin naten.

U err dhe une mbeta i vetmi i gjalle ne ate turre trupash te djemve te rinj.

Kisha peshe te madhe mbi vete kisha shume shoke te mi qe qendronin mbi mue. Kur u ftohen shtuen peshen. Por une mora force e nisa te dal. Slevizte asgja. Trupi im u ngri nga gjaku i shokeve qe me kishte lage rrobat e trupit. Kur nisa me levize filloi me copa-copa gjaku i ngrime. Sikur u lehtova pak dhe duke u zvarrite se nuk besoja se skishte njeri qe me shihte dola ne nji shkurre. Kalova shkurren e trupa te tjere te vdekun grumbuj-grumbuj si i kishte lane makina e vjeter. Eca mbi to ngadale se skisha kah te kaloja. Sdegjova asnji ze dhe hyna ne nji pyll dhe e pashe veten te shpetuem.

Ku te shkoja nga tecja Po te me zinin prape aty do perfundoja Ne mes tenji pylli qendrova dy dite. Aty ishte dhe nji burim uji e lava rrobat naten. Kurdegjoja zhurme stukesha ne nji shkurre. Edhe naten e dyte i lava me mire rrobatse ashtu sic qeshe trishtoja gur e dru.

Naten e trete u ngjita nalt pa e dite se ku shkoj. Kisha marre rrugen qe te con ne Hot e Grude dhe duke ece vetem naten kalova disa bjeshke me synimin per te shkuue ne Rugove te miku qe kishem zane nusen. Por nuk dija te shkoja ne shpine e tij se skisha shkue asnjihere ne ate rruge. Prandaj nji nate iu drejtova nji shpie per te kalue naten si njeri. I zoti i shpise me priti mire dhe me garantoi se ketu ska as malazez as as serb as forca shqiptare. Rri si ne shpine tande me tha. Me mbajti ne shpi gati tri jave derisa e mora pak veten. Mbas tri javesh me dha rrobat e cobanit te vet dhe me tha qe te shkoja duke pyeteper kete rruge sikur me kishin humbe dy cjep. Ashtu shkova duke kalue bjeshke mbas bjeshke e rashe ne shpine e mikut tim.

Aty rashe ne nji siklet tjeter. Shpia e mikut tim kishte darsem. Nuk e dija seke martonte por per mue ishte nji e papritun. Nji jave para se te me zinin muekishim caktue diten e darsmes tone. Pra mbas nji jave do te martohesha.Fjala kishte shkue se une isha vra dhe ne shpi me kishin ba dhe morten.

Para do ditesh ne kete shpi kishte ardhe baba em dhe i kishte thane se djaliim asht vra e ti jepe ciken ashtu i thone ata vajze diku tjeter. Ishin nda melot ne sy dy miqte per kete qe kishte ndodhe.

Babai i vajzes e kishte dhane e kishte fejue me dike tjeter. Kishin prite derisa te behej e katerdhjeta e vdekjes time sic e do zakoni dhe te behej darsma. Nata e katerdhjetes teme me takoi qe te jem ne shpine e mikut te nusja ime Krushqit kishin hy brenda dhe po bahej gati nusja. Nusen time do ta merrte dikush tjeter

Mue askush nuk me njohu. Isha dobesue e zvogelue. Jo vetem kaq por edhe sevetem nji here me kishin pa e per me teper kishem vdeke. Hyni nana e nusesmbrenda dhe me pa me habi. Mu drejtue Prej toke ke dale or bir Bisedova si vec me nanen e nuses i tregova se kush isha si me ka ndodhe dhe ajo me tha Mos i thuej askujt se cili je Sic e sheh vajzen kane ardhe me e marre krushqit qe jane mbrenda. Po ti mos fol se nuk e di si e kane mendjen ketamiq. Qe te mos ndodhe shamate sidomos ndonji e keqe per ty do bejsh si te them une. Jane 100 darsmore qe e kane te veshtire me u kthye pa nuse. Po ti merr nusen e ik per te shpia jote se tani per tani nuk kemi me u tregue ketynekrushqve.

Keshtu veprova. Mora nusen e per gjithe naten mberrijta ne shpine time. Ucuditen babe e nane e gjithe farefisi. Kur pane nusen qe ishte qe ishte ajo qe me kishin zane baba e nana u habiten ma shume. U tregova per ngjarjen prej fillimit e deri ne fund dhe tani ishte problemi i krushqve te tjere te atyne qe i lashe ne shpine e mikut. Filluen me u ba gati ne dy variante Ose me qene te gatshem me u perballe me pushke ose me gjete menyren me pajtim.

Ne shpine e nuses erdhi koha qe krushqit te merrnin nusen dhe te dilnin. Ipari i krushqve sipas zakonit i thote te zotit te shpise Me na dhane leje se kemi do rruge me baI zoti i shpise ne ate siklet qe ishte i thote se si ndodhi. Pra ata nusenuk kishin. Krushqit mbeten si te shtangun por i pari i tyre thote Mue me kacaktue te pare i zoti i darsmes per me marre nuse por spaska qene kismetShyqyr qe ka ardhe gjalle fati i pare dhe ka marre nusen e vet Na jep leje o izoti i shpise Po u thom nji fjale ty edhe shokeve te mi. Keshtu sic jemi pasmeje do te shkojme e ta urojme mikun e ri. Nuk ka ma mire kur njeriu shpetonshendoshU nisen te gjithe se bashku e erdhen te shpija ime. Thirren baben e i thane sekemi ardhe si miq e do te vijme mbrenda si miq per shyqyr qe te ka shpetuedjali e shyqyr qe e martove. Hyne mbrenda pine kafe dhe bene muhabet nja dy ore.Moren leje duke thene se Na presin te darsma tjeter edhe pse jemi pa nuseBaba u thote Ju paci faqen e bardhe Do te prisni nja dhjete minuta derisa tebahemi gati me u percjelle Kur dalin ne oborr shohin kalin e bardhe me nji nuse te pergatitun sipas zakonit. Babai i djalit kishte ba gati nji vajze dhe e kishte hype ne kale nuse per krushqit e rinj. Moren nusen dhe e derguen ne shpine e vet.....

Kush ishte Latif Jata

Latif Jata lindi me 1883 dhe vdiq ne vitin 1978 njohes i disa gjuheve te huaja.Ne vitin 1915 ka qene perkthyes ne Vjene ne nje delegacion me kreret eShqiperise se Veriut. Ka sherbyer ne detyra ushtarake ushtarak ne kohen e Zogut.Ka qene tri vjet ne perberje te Cetes se Pezes dhe pas Luftes se Dyte Boteroreka kryer detyra te rendesishme si nenprefekt e drejtor ne ndermarrje bujqesorene Kukes.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›