Marian Kola i vrarë në Greqi, gruaja: Erdhi te unë, jetuam 3 javë në arrati
E prita 5 vjet e gjysmë... Jetova me të vetëm dy muaj e tri javë... Do e prisja gjithë jetën, vetëm të isha me të dhe mos ta kishin vrarë...” Është një rrëfim që duket se vjen nga kohërat e largëta, por që në fakt lëngon dhe merr jetë si një nga rrëfimet më rrëqethëse, kur mendon se këto fjalë i thotë një vajzë vetëm 25 vjeçe, e cila jeton në fshatin Vig të Shkodrës dhe quhet Mariana Kola. Në këtë rrëfim për “Gazeta Shqiptare”, bashkëshortja e Marian Kolës rrëfen momentin kur mori vesh për lajmin e vdekjes së tij, momentin kur dëgjoi për herë të parë zërin e tij pas pesë vitesh arratisjeje dhe ditët që ata kanë kaluar bashkë në “arrati”.
Sa kohë kishit të martuar me Marianin?
Kishim 6 vite të martuar bashkë. Në 27 gusht bënim 6 vite. Kam qenë 19 vjeçe kur jam martuar me Marianin. U martuam vetëm me vel.
Si u njohët me Marianin?
Jemi njohur me shkuesi në fillim dhe më pas ne u njohëm vetë.
Kur e keni parë Marianin për herë të fundit?
Marianin e kam parë për herë të fundit më 1 qershor kur u largua prej meje. Pas arratisjes nga burgu kam jetuar vetëm tri javë me burrin tim, pa mundur të rrija më gjatë. Mariani erdhi në Shqipëri në 8 maj dhe u largua më 1 qershor. Gjatë kësaj kohe kemi jetuar bashkë.
Ku keni jetuar, këtu në fshatin Vig?
Jo, ikëm që këtu dhe kemi jetuar tri javë gjithandej në qytetet e Shqipërisë. Fillimisht u vendosëm në një shtëpi me qira në Tiranë, ku ndenjëm pesë ditë, dhe më pas morëm një shtëpi tjetër me qira. Kemi ndenjur edhe tek të afërmit tanë, tek miqtë e Marianit, të cilët na kanë ndihmuar shumë.
Gjatë kësaj kohe, ka shfaqur ndonjëherë frikë Mariani se mos po e arrestonin?
Po, ai ka ndenjur gjithë kohës me frikë. Kishte frikë se mos hynte njeri në shtëpi, ndërsa unë nuk kisha frikë kur isha me të. I thosha që, nuk ka njeri, por ai rrinte me frikë.
Ju thatë se kishit 6 vjet që ishit martuar; sa kohë ka ndenjur me ju Mariani para se të ikte në Greqi?
Pasi u martuam, ai ndenji 2 muaj këtu në fshat dhe iku në Greqi, dhe prej asaj kohe, ai nuk erdhi më në Shqipëri deri ditën që u arratis nga burgu.
Pra, ju keni jetuar vetëm 2 muaj me burrin tuaj?
Po, 2 muaj, kur u martuam, dhe 3 javët që kemi ndenjur rrugëve, pasi ai u arratis nga burgu në Greqi. Pasi u martuam, ai iku dhe unë e prita 5 vjet e gjysmë me shpresën se do kthehej një ditë. Do e prisja gjithë jetën, vetëm të isha me të dhe mos ta kishin vrarë.
(Shkrimi i plote sot ne Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)