Marie Ndiaye fiton "Goncourt 2009"
Pas "Nobel"-it të fituar prej afroamerikanes Toni Morrison në vitin 1993, është thyer kësisoj një tjetër tabu: një shkrimtare me ngjyrë është shpallur fituese e çmimit më prestigjioz letrar në Francë. Bijë e një senegalezi dhe një francezeje, Marie Ndiaye është fituesja e çmimit "Goncourt 2009". Shkrimtarja franko-senegaleze është vlerësuar për romanin e saj "Trois femmes puissantes" ("Tri gra të pushtetshme"), publikuar prej shtëpisë botuese "Gallimard". Pas Akademisë së Suedisë, edhe Franca multikulturore, që deri më sot ka vlerësuar me çmimin "Goncourt" vetëm shkrimtarë të bardhë, duket se ka ndryshuar rregullat. Marie Ndiaye u shpall vetëm dy ditë më parë zyrtarisht fituese e këtij çmimi. Romani i saj i ri, "Trois Femmes Puissantes", i cili ka dalë në qarkullim nëpër libraritë franceze në shtatorin që sapo lamë pas, është ngjitur menjëherë në krye të klasifikimeve të shitjeve, duke lënë pa fjalë kritikën, e cila e ka cilësuar këtë vepër "marramendëse". E përditshmja franceze, "Le Monde", e ka quajtur këtë shkrimtare si "absolutisht origjinale, e që shmang fjalorin e përgjithshëm". "Trois Femmes Puissantes" rrëfen historinë dhe kalvarin e poshtërimeve të tri grave në kufijtë e ëndrrës e realitetit mes Francës dhe Senegalit. Edhe një herë nëpërmjet romanit të saj të ri, Marie konfirmon stilin e saj, me të cilin është bërë e njohur qysh në debutimet e parë, kur ishte ende 18 vjeçe: ngjarjet zhvillohen në një mjedis ëndrrash, irreal, plot simbolikë e depresion.
Marie, në romanin tuaj të ri, edhe një herë kthehen ngjarjet depresive, të errëta, të mjegullta. Thuajse gjithnjë në romanet tuaja gjenden të tilla ambiente, mos ndoshta për shkak se ju e keni kaluar fëmijërinë tuaj në një vend periferik?
Nuk është tamam kështu. Unë kam jetuar në periferi, por që ishte krejtësisht ndryshe nga ato që shfaqnin televizionet gjatë revoltave që ndodhnin në Francë. Periferia në të cilën kam jetuar unë ishte kryesisht e qetë, e banuar prej njerëzish të thjeshtë, në një kohë kur papunësia thuajse nuk ekzistonte. Ajo nuk ka të bëjë me problemet aktuale të periferive. Sot, shoqëria moderne, me vetminë që shpesh mbart, prodhon një lloj paranoje "të zakonshme". Nga ky këndvështrim, ajo që më intereson është që ta bëj lexuesin të marrë pjesë në paqartësi: Personazhi është vërtet viktimë e një agresioni, apo kemi të bëjmë me një ndërtim të ngjarjeve si fryt i imagjinatës së vetë personazhit?
Ju jeni e para grua me ngjyrë që fitoni çmimin prestigjioz "Goncourt". Sipas jush, përse "Trois Femmes Puissantes" e meritoi këtë vlerësim kaq të lartë? Çfarë ka ky roman ndryshe në krahasim me romanet e tjerë?
"Trois femmes puissantes" portretizon tre personalitete femrash, shumë të ndryshme nga njëra-tjetra: këtyre grave jeta nuk u ka dhënë të njëjtën mundësi, nuk vijnë nga i njëjti ambient dhe as nga e njëjta kulturë. Megjithatë ajo që i bashkon është e njëjta forcë e brendshme, mënyra se si nuk e vënë asnjëherë në dyshim identitetin e tyre dhe fakti që nuk pranojnë në asnjë mënyrë të poshtërohen. Sinqerisht nuk di të them çfarë pëlqehet më shumë në këtë libër në krahasim me të mëparshmit. Ndoshta prania e Afrikës dhe e grave afrikane që kanë sjellë ndryshimin.
Dhe duke folur për gratë, çfarë mendoni për gjendjen e tyre sot? Cili është mendimi juaj, duke pasur parasysh prejardhjen tuaj multikulturore (baba senegalez, nënë franceze)?
Është e vërtetë, babai im është senegalez, por unë nuk kam jetuar asnjëherë me të dhe kam qenë vetëm një herë në Senegal. Ndaj, edhe pse mund të duket e çuditshme, unë nuk kam kulturë të dyfishtë, nuk ndihem përfaqësuese e një sfondi shumëkulturor. Megjithatë, mendoj se është shumë më mirë të jesh një grua sot, se sa 50 vite më parë. Kemi bërë shumë progres, parë nga ky këndvështrim.
Keni publikuar romanin tuaj të parë në moshën 18-vjeçare, keni fituar çmimin "Femina" me romanin "Rosie Carpe" kur ishit 21 vjeçe, sot, në moshën 42-vjeçare, krijimtaria juaj numëron rreth 20 tituj, mes të cilëve edhe pjesë teatrore, të cilat janë pritur mjaft mirë dhe prej kritikës. Nga buron frymëzimi juaj?
Frymëzohem prej gjithçkaje që më rrethon: jeta e të tjerëve, faktet e ndryshme, historitë që dëgjoj në televizion... Gjithçka që është njerëzore zgjon interesin tim. Kam nisur të shkruaj kur isha shumë e re, sepse kam qenë gjithnjë një lexuese e zellshme dhe dëshiroja që të krijoja vetë pikërisht atë që më sillte kaq shumë kënaqësi: librat. Autorët që kanë lënë shenjë tek unë mund të përmblidhen në tre emra: Marcel Proust, William Faulkner, Malcolm Lowry. Sigurisht, nuk jam kaq mendjemadhe sa të them se di të shkruaj si ata. Shpesh ndodh që nga një libër te tjetri kalon një periudhë e gjatë pa shkruar, një vit a ndoshta më shumë. Atëherë lexoj dhe mbaj shënime. Kur vjen momenti i duhur, marr penën dhe nis të shkruaj. Është profesioni im prej kaq shumë kohësh... dhe sinqerisht nuk do të dija të bëja gjë tjetër.