"Triple Bill" në Teatrin Kombëtar
Në Teatrin Kombëtar në Tiranë, në kuadër të koncerteve klasikë, do të mbahet nesër pasdite veprimtaria e quajtur "Triple Bill", gjatë së cilës do të performojnë disa artistë zviceranë. Bëhet fjalë për një performancë multidisiplinore, gjatë së cilës nuk do të mungojnë videot, danci kontemporan dhe muzika hip-hop. Kështu do të shfaqet filmi "Secrets for sale", i Elodie Pong. Filmi, një instilacion interaktiv, është zhvilluar në teatrin "Arsenic". Çdo vizitor u ftua të rrëfente nga një sekret intim, ndërsa filmohej nga kamerat e vëzhgimit. "Secrets for sale" merret me intimitet, në një epokë ku gjithçka është në shitje dhe nën vëzhgim. Trupa e baletit "Linga" do të interpretojë nën koreografinë e Katarzyna Gdaniec dhe Marco Cantalupo. Gjashtë balerinë, nëpërmjet interpretimit të tyre, do të përcjellin idenë se si mundet një gjest të provokojë ende emocion. Gjithashtu nuk do të mungojë edhe një interpretim muzikor në anglisht e frëngjisht i reperit Roberto Garieri dhe Dj Eagle.