E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marijuane dhe arme pa leje arrestohet poseduesi

Me daten 12.01.2011 rreth ores 19.00 specialistet e Seksionit per Parandalimin dhe Hetimin e Krimit ne Komisariatin e Policise Gjirokaster pas nje informacioni ne rruge operative se ne nje banese ne fshatin Zenelaj te rrethit Gjirokasterkishte arme zjarri dhe lende narkotike kane shkuar menjehere ne vendin e sinjalizuar. Pas nje kontrolli te imtesishem te ambienteve te brendshme te shtepise rezultoi se ne banesen e shtetasit Naim Bizhga 35 vjec ne dhomen e gjumit eshte gjetur dhe sekuestruar nje arme zjarri automatike pushke 20-ce.

Me pas kontrolli ka vijuar edhe ne ambientet e tjera te baneses dhe ne bodrumin e saj eshte gjetur nje thes i bardhe plastmasi i mbushur me lende te dyshuar si marijuane.
Ne vendngjarje ka mberritur grupi hetimor si dhe specialistet e Sektorit Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster ku nga keqyrja qe iu be thesit me lende narkotike rezultoi se marijuana ne formen e boces ishte rreth 5 kilograme dhe eshte sekuestruar ne cilesine e proves materiale.
Si pasoje eshte bere arrestimi ne flagrance i shtetasit te lartpermendur per prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake dhe municioneve si dhe prodhim dhe shitje te narkotikeve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›