E Shtunë, 31 Tetor 2026

Renea kryen kontrolle në portin e Durrësit

Shoqërimi me force i qindra personave, madje edhe marrja nga shtëpitë e tyre ne mes te natës, pas ankesave te qytetareve ka sjelle edhe reagimin e komitetit shqiptar te Helsinkit. Kjo organizate thekson se kontrolle te tilla masive qe nuk mbështeten ne te dhëna, janë te pajustifikuara ligjërisht, madje cenojnë liritë dhe te drejtat te qytetareve. Në nenin 35 të Kushtetutës thuhet se: "Askujt nuk mund t'i bëhet kontroll vetjak jashtë procesit penal me përjashtim të rasteve të hyrjes në territorin e shtetit dhe të daljes prej tij, ose për të mënjanuar një rrezik që i kanoset sigurimit publik". Veç kësaj, vetëm në rast të ndalimeve apo arrestimeve mund të legjitimohet marrja e shenjave të gjurmëve të gishtave. Përjashtimisht, ato mund të merren edhe nga I shoqëruari, vetëm si të dhëna identifikuese, nëse këto të dhëna do të nevojiteshin për të përcaktuar identitetin e personit. Për pasojë, nëse personi nuk ndalohet ose arrestohet, sipas ligjit në fjalë, këto të dhëna, mbas identifikimit duhet të eliminohen. Gjithashtu Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se edhe përdorimi i forcave speciale nuk parashikohet me ligj ne aksione parandaluese, por ndërhyn vetëm kur ka veprimtari konkrete të kundraligjshme. Por nga ana e tij ministri i Brendshëm Basha, duke e cilësuar operacionin te suksesshëm, thotë se ai do te vazhdoje, edhe pse pa saktësuar se ne ç'ligj mbështetet ndalimi dhe shoqërimi i qytetareve ne këtë mënyre. Ndërkohë efektivet e policisë, te mbështetur dhe nga forcat speciale, kane zbarkuar mbrëmjen e kaluar ne port, ku për tre ore rresht kane mbajtur peng te gjithë pasagjeret qe prisnin te udhëtonin drejt brigjeve italiane. Një dite me vone policia e Durrësit njoftoi se ky aksion u zhvillua pas njoftimit për vendosjen e një bombe ne tragetin e linjës Durrës-Bari. Policia ka identifikuar dhe ndaluar autorin Besnik Balliu, 41-vjeç.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›