KLD inspekton procesin e "Gërdecit"

Pas dështimit për te 16 here te seancave gjyqësore te super procesit për tragjedinë e gërdecit, inspektorati i këshillit te larte i drejtësisë ka nisur verifikimet. Inspektore te KLD-se kane zbarkuar qe ne orët e para te ditës ne gjykatën e tiranes ku kane tërhequr procesverbalet e 16 seancave te fundit te procesit. Burime nga këshilli i larte i drejtësisë kane konfirmuar për Vizion Plus, se inspektimi ka si qellim te verifikoje nëse ka qene gjykata ajo qe është bere shkak për dështimet . Ndërsa ne lidhje me mungesën e avokateve ne séance inspektoret janë shprehur se nuk është ne kompetence te tyre te ndërhyjnë. Ndërkohe Vizion Plus ka mundur te siguroje një prej raporteve mjekësore te një prej avokateve, i cili po mban peng prej një muaji procesin. Avokati Behar Pipero i cili mbron te pandehurin Lavdi Shatro ka paraqitur ne gjykate katër raporte mjekësore, për paaftësi ne pune. Ne këtë raport, avokati qe është njëkohësisht vëllai i drejtorit te politikave ne ministrinë e shëndetësisë, ka marre 5 dite pushim nga mjekja patologe Teuta Kame, me argumentin se është i sëmurë me bronkopneumoni akute. Disa here është kërkuar nga prokuroret verifikimi i tyre por kjo ka hasur ne kundërshtimin e avokateve te cilët kane pretenduar se ai është një dokument zyrtar i besueshëm. Ndërkohë nga ana e saj, dhoma kombëtare e avokatisë nuk ka bere asnjë reagim edhe pas kërkesës zyrtare te gjykatës se tiranes, i cila i bënte apel kësaj te fundit qe te ndërhynte për te zhbllokuar situatën. Tashme procesi ka hyre ne një rruge pa zgjidhje, ndërkohë qe nuk ka përfunduar ende paraqitja e provave te akuzës.
Shpërndaje