E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis hetimi për video skandalin

Prokuroria e Përgjithshme njofton zyrtarisht, se ka nisur hetimet për videon skandalin e publikuar një dite me pare qe implikon zëvendëskryeministrin dhe ministrin e ekonomisë dhe energjetikes Ilir Meta, ne kohen kur ne kolltukun e tij te sotëm ishte Dritan Prifti. Zyra e prokurores se përgjithshme njofton, se procedimi është regjistruar ne Prokurorinë e Tiranes, ndërsa akuza zyrtare e ngritur është ajo e korrupsionit aktiv e pasiv, te funksionareve te larte shtetërorë, si dhe shpërdorimi i detyrës. Për te hetuar këtë çështje, është ngritur një grup pune, ne përbërje te te cilit janë prokurore, te njësisë task-force te organit te hetimit te rrethit. Si veprim te pare prokuroria ka vendosur edhe sekuestrimin e kasetës filmike, e cila do te përdoret edhe si prove materiale. Ndërkohë, burime nga prokuroria e përgjithshme bëjnë te ditur se ish-ministri i ekonomisë dhe energjetikës, Dritan Prifti është marrë nën mbrojtje, pasi kishte deklaruar publikisht se kishte marrë kërcënime në telefon dhe me anë të postës elektronike, ne mesin e shtatorit te vitit 2010 menjëherë pas largimit te detyruar nga posti i ministrit te ekonomisë, shoqëruar me akuza publike për afera korruptive, ne adrese te kryetarit te partisë se tij Ilir Meta, njëkohësisht numri 2 i qeverise. Te tjera burime konfidenciale të ministrisë së brendshme thanë se Prifti pati bërë kërkesën në shtatorin 2010,duke pretenduar se rrezikohej me jetë së bashku me familjen e tij. Ndërkohë, vete Prifti ka reaguar ne lidhje me hetimin e prokuroreve. Ne një deklarate për shtyp ai ka konfirmuar vërtetësinë e videos si dhe ka beret e ditur se disponon kopjen origjinale te saj, te cilën do t'ia vere ne dispozicion organit te akuzës. "Për publikun dua te konfirmoj si dëshmitar i ngjarjes se videos, se ajo është e sakte dhe përmban thënie origjinale te Ilir Metës ne bisedën me mua. Video është shkurtuar nga versioni origjinal, duke u hequr pjese te panevojshme, por te gjitha ato qe janë transmetuar janë te vërteta," thote nder te tjera Prifti.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›