Fshatrat turistike Presidenti dekreton privatizimin
Pronaret e ndertesave ne fshatrat turistike jane nje hap me prane privatizimit te tyre. Presidenti Bamir Topi dekretoi dje ndryshimet ne ligjin per fshatrat turistikete miratuara dy jave me pare nga parlamenti.
Ndryshimet vendosin kushte te reja per pronaret e ndertesave. Sipas ndryshimeve qe pritet te botohen tashme ne fletoren zyrtare te gjithe ata qe kane marre ne perdorim troje apo ndertesa shteterore para se te fillojne legalizimin duhet qe te shlyejne detyrimet e prapambetura per qirane.
Shlyerja e detyrimeve duhet te vertetohet me nje mandatpagese te leshura nga Agjencia Kombetare e Turizmit. Ndryshimi tjeter ne ligj ka te beje me mos perfshirjen ne procesin e legalizimeve te atyre qe nuk kane shprehur interes per te legalizuar truallin apo pronen qe kane pasur deri me tani ne perdorim.
Sipas ligjit administratori i nderteses do te mund te bleje fillimisht vetem truallin mbi te cilin eshte ndertuar objekti ndersa oborri dhe cdo pjese tjeter si lulishte rruget e fshatit turistik do te kalojne ne bashkepronesi. mimi i truallit qe i shitet subjektit te interesuar ose personit te stimuluar do te jete ne proporcion me siperfaqen e tij ne funksion te njesise se ndertimit qe ai gezon.
Ligji per fshatrat turistike u miratua ne nentor te vitit 2009 duke shkaktuar reagimin e ashper te pronareve pasi ne te parashikohet legalizimi ne emer te atyre qe i kane pasur ne perdorim te te gjitha ndertesave te ngritura ne keto zona para dates 31 dhjetor 2009. Kjo gje heq te drejten e pronareve qe te perfitojne nga keto troje.
Krahas kesaj pronaret kane kundershtuar kete ligj nisur edhe nga procesi i kompensimit fizik. Ata e kane cilesuar te deshtuar procesin e kompensimit fizik duke marre parasysh qe qeveria vijon te shperndaje trojet qe mund te perdoren per kete qellim.