Ari i BB2, aleancë me stafin e “Tv Klan”
Nuk ka njëri që nuk njeh Arin e “Big Brother 2”. Por siç e shihni në foto kjo miqësi me stafin e “Tv Klan” mbase fsheh diçka tjetër. Ari në festën e organizuar në “Metropolitan” është parë të qëndrojë gjithë dhe të bisedojë me Nora Klosin, Drini Zeqon, dhe Anjeza Majën, që njëkohësisht punojnë për emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut. Mos ndoshta kjo miqësi e Arit e gjen shpjegimin tek ndonjë bisedë e tij për të realizuar ndonjë projekt televiziv në këtë ekran?! Asgjë nuk mund të thuhet me siguri, por fakti që sezoni i ri televiziv në “Top Channel” nuk e angazhoi Arin me ndonjë program, ka mundësi që ta ketë shtyrë të shohë mundësinë e angazhimit në ekrane të tjera.