Cana Gallatasaraji mund te permiresohet
Largimi i Frenk Rajkard nga stoli i Gallatasarajit dhe emerimi i George Haxhit ka ndryshuar sezonin e Lorik Canes. Tashme mund te thuhet me plot gojen se mesfushori shqiptar ka nisur nje jete te re ne radhet e gjiganteve turq. Ndryshimi ka qene i dukshem ne sfiden derbi ku Gallatasaraji barazoi 0-0 ne fushen e Fenerbaces. Ato qe perfliteshin u konfirmuan Haxhi ka besim te plote te 26-vjecari duke e aktivizuar si titullar ne nje sfide delikate. Ne anen tjeter ky vleresim i ka rritur moralin Canes i cili nuk e ka zhgenjyer trajnerin e tij. Kuqeziu luajti me zemer duke sakrifikuar per skuadren. Momenti me domethenes ishte minuta e 19 kur Fenerbace kishte dy shanse te shkelqyera per shenim fillimisht me Niang e me pas me Emre. Por te dyja gjuajtjet kane gjetur barrieren me emrin Lorik Cana i cili e ka frenuar topin me trup. Ai luajti 65 minuta ende nuk eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi ne kavilje duke i lene vendin Serkan Kurtulush. Ne momentin e daljes mesfushori eshte duartrokitur fuqishem nga tifozet.
Mesfushori kosovar Lorik Cana pas asaj performance te shkelqyer pohoi se pret akoma me shume nga Gallatasaraji. Beme nje paraqitje te mire por nuk ia dolem te merrnim fitore. Besoj se ne te ardhmen do te shihni nje Gallatasaraji edhe me te mire - deklaroi Cana i cili deri me tani ka gjashte prezenca ne Superligen Turke.