E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE kerkon bisedime Prishtine- Beograd

Bashkimi Evropian ka kerkuar vazhdimesi ne procesin e dialogut Prishtine-Beograd pavaresisht zhvillimeve te fundit ne Kosove ku pritet te mbahen zgjedhje te reja parlamentare. Zyrtare te BE-se i thane BBC-se se keshillimet me palet per dialogun kane vazhduar per te percaktuar nje axhende dhe ata presin fillimin e shpejte te bisedimeve per ceshtjet teknike te interesit te perbashket.

Ata thane se keshillimet po zhvillohen edhe me aktore te tjere nderkombetare meqe ky shenon sic thane ata procesin me te madh te ndermarre nga BE-ja. Vete perfaqesuesja e larte e BE-se per politike te jashtme dhe siguri Catherine Ashton ka shfaqur shpresen e saj per fillimin e shpejte te dialogut dhe ka deklaruar se do qe ato te jene te perqendruara ne ceshtjet teknike te interesit te perbashket.

Nderkohe Bashkimi Evropian thote se eshte ne dijeni te zhvillimeve politike ne Kosove dhe mundesive per organizimin e zgjedhjeve te hershme parlamentare mbase edhe brenda ketij viti por sipas tij nuk mund te kete shtyrje te asnje procesi negociator pavaresisht situates se krijuar.

Ndersa drejtori per planifikim politik ne Zyren e sekretarit te NATO-s Jamie Shea ka deklaruar nga Brukseli per nje konference nderkombetare ne Beograd se NATO nuk ka percaktuar daten per terheqje te plote nga Kosova. Sipas ish-zedhenesit te NATos ne kohen e luftes se Kosoves cdo gje varet nga situate dhe KFOR do te vazhdoje aftesimin e pjesetareve te Forcave kosovare te sigurise .

Juli Prifti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›