Marina izraelite sekuestron anijet e nisura për në Gaza

“Marina izraelite hipën në anijet që ishin nisur për në Rripin e Gazës, në përpjekje për të thyer bllokadën detare që është në fuqi në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thanë zyrtarët izraelitë në një komunikatë për shtyp.
Izraelitët bëjnë me dije se ishin të detyruar të merrnin kontrollin e anijeve pasi aktivistët refuzuan disa thirrje të përsëritura për të ndryshuar drejtim”.
Më parë, shefi ushtarak i Izraelit, gjeneral Benny Gantz, tha se të gjitha tentativat për të kontaktuar me aktivistët në bordin e anijeve kanadeze dhe irlandeze dështuan.
Anijet ishin të mbushura me ndihma për Gazën. Në to ishin 27 aktivistë pro-palestinezë të tetë kombësive të ndryshme, përfshirë edhe atë amerikane. Administrata Obama i kishte paralajmëruar aktivistët amerikanë që ndodhen në anije se mund të përballen me ligjin izraelit për shkelje të bllokadës. Anijet tashmë janë nisur drejt porteve izraelite.
/Start/F. Prroni/
2011-11-04 16:02