PD: Rama do të flasë në Kongres për dështimet

“Ky kongres do të kërkojë të heqë vëmendjen nga historia e dështuar e z. Rama dhe humbja e tij në 8 Maj ku ai mori 141,000 vota më pak se shumica. Ky kongres kërkon të heqë vëmendjen nga z. Rama dhe bllokmenët e rinj që e futën PS-në në kuti të votimit për të mbrojtur karrigen e kryetarit të tyre”, tha zëdhënësja Albana Mustafaraj.
Teksa shton se ky kongres do të synojë të tërheqë vëmendjen nga bojkoti i opozitës, zëdhënësja e selisë blu tha se do të dëgjohen strategji për kryetarin, teksa është bllokuar procesi i integrimit të vendit. Sipas saj, deri më tani, PS-ja nuk ka votuar asnjë ligj për përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Zëdhënësja përmendi ligjin për Kodin Rrugor, rekomandimet për luftën kundër korrupsionit, përmbushjen e detyrimeve ndaj Organizatës Botërore të Tregtisë, ligje këto që sipas demokratëve nuk janë votuar nga opozita.
“Ajo që do të dëgjojmë nesër nga z. Rama, kryetari i cili udhëheq me aftësi të rrallë PS-në nga dështimi në dështim, është paraqitja para delegatëve, të zgjedhur prej tij me gisht, e programit të humbjes së ardhshme të PS-së. Disfata vazhdon, të flasësh është gjë e lehtë”, përfundoi ajo. /Start/
2011-11-04 14:50